Gjykata Administrative refuzon ankesën e Frontit Europian

Gjykata Administrative njofton se më 29 maj 2024, ora 23:30, këshilli gjyqësor për rastin URP nr. të formuar pas padis së ngritur nga Fronti Europian për zgjedhjet kuvendare 2024, kundër vendimit me numër UJP1 10-33 nga data 27.05.2024 të KSHZ-së, ka marrë vendim të cilën e ka refuzuar.

“Padia e paditësit Koalicioni “FRONTI EUROPIAN” Udhëhequr nga BDI, Lëvizja Popullore, Partia Demokratike Shqiptare, Partia Demokratike Evropiane, Partia Demokratike e Turqve, Partia Politike Bashkimi i Romëve, Partia Lidhja Demokratike Boshnjakëve–BDS) Fushata zgjedhore – Zgjedhjet parlamentare 2024, në Njësinë zgjedhore 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6, kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut UP1.Nr.10-33 të datës 27.05.2024 është refuzuar si e pabazë”, njoftojnë nga Gjykata Administrative.

Padia është bazuar në vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rivotimin në Zhelinë, në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë.