Moti sot me vranësira dhe me reshje shiu

epa08587385 A man wearing a protective face mask rides a bicycle as people holding umbrellas cross a street on a rainy day in Skopje, North Macedonia, 06 August 2020. Rains have hit North Macedonia for the last three days with temperatures falling down to 20 degrees Celsius. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Moti sot në vend do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu.

Në mëngjes vende-vende do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për reshje lokale shiu.

Pasdite do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 27 deri në 34 gradë.

UV indeksi do të jetë = 7.

Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, në mëngjes do të ketë reshje të dobëta shiu.

Do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 17 ndërsa maksimalja do të arrijë në 31 gradë.

Moti do të stabilizohet në ditëve në vijim.

Do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, por pasditet do të krijojnë kushte për jostabilitet, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.