Von Cramon: S’është problemi te Macroni për mosliberalizimin e vizave, por te ministri i tij i Brendshëm

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Francës, për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Këto komente, Cramon i bëri në një profil të gazetares Franzika Tschinderle, e cila kërkoi shpjegime për politikën e jashtme të Francës.

“Problemi nuk është ai apo këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, ka replikuar Cramon, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se pak qaste më parë, qe Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, ai i cili tha se gjatë takimit të presidentes Osmani me presidentin Macron, francezi ishte shprehur i interesuar të shohë progres për liberalizimin e vizave për Kosovën.