Moti: Fundjavë me dëborë – “përrallë dimërore” gjithandej RMV-së!

Shtresë dëbore edhe nëpër qytete

Metereologët paralajmërojnë valë të reshjeve të borës gjatë fundjavës në gjithë Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, sic njofton KlanM, gjithandej do të formohet shtresë dëbore që do të shkojë deri në 20 centimetra, kurse nëpër qendrat e skijimit shtresa e borës do të shkojë deri në 40 cm.

Nga ana tjetër, Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, sic percjell KlanM, parashikon mot të ftohtë dhe me vranësira me reshje kryesisht të dëborës. Vende – vende reshjet e dëborës do të jenë më intensive, vecanërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Do të fryejë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi verior që do të ndikojë në uljen e ndjeshme të temepraturave.

Nga e hëna, sic njofton KlanM, moti do të jetë stabil me mjegull nëpër lugina dhe me temperatura të ulëta që vende – vende do të shkojnë deri në minus 15 gradë Celsius./KlanMacedonia