Zelensky flet me Ramën në telefon: Diskutuam për thellimin e dialogut Ukrainë – Ballkan dhe avancimin në mbrojtje

FILE - Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy is seen on a screen as addresses the audience from Kyiv during the World Economic Forum in Davos, Switzerland, Monday, May 23, 2022. Ukraine's president said Wednesday, May 25, 2022 that Russia must pull back to its pre-war positions as a first step before diplomatic talks, a negotiating line that Moscow is unlikely to agree to anytime soon. (AP Photo/Markus Schreiber, File)

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Zelensky tha se e ka falënderuar Ramën për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë kundër agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit.

“Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë – Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë në mbrojtje. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”, shkroi Zelensky, transmeton Klankosova.tv.

Së fundi, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë udhëtuar për në Britani të Madhe ku do të trajnojnë ushtarët ukrainas.