Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 26 gradë

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa nga fundi i ditës erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 16 deri 26 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa nga fundi i ditës, erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri tre gradë, ndërsa e ditës deri 23 gradë.

Të dielën reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme dhe për shkak të temperaturave të ulëta në mase dhe në disa vende të larta ato do të jenë me borë. Gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e hëna do të ketë stabilizim të motit.