Universiteti i Prishtinës po bëhet gati për mësim virtual shkaku i koronavirusit

Dje, qeveria e Kosovës ka marrë vendim mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore deri më 27 mars për shkak të përhapjes së madhe të virusit COVID19.

Qeveria, ka marrë edhe një sërë masash të tjera kundër këtij virusi, pavarësisht se në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë rast.

Për mësimin virtual në UP ka lajmëruar edhe zv/kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka përgëzuar rektoratin për këtë veprim.