Mosmarrëveshje në trafik, përleshen dy persona nga Gostivari

Gjatë ditës së djeshme diku rreth ora 16.00, personi D.M. (47) nga Vrutoku i Gostivarit në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën Vrutok-Gostivar, ku kishte qenë duke drejtuar veturën e tij, ka qen i sulmuar fizikisht nga 31-vjeçari B.H. nga fshati Duf i Gostivarit. Gjatë sulmit, sipas raportit B.H. kishte përdorur një mjet prej druri.

Sipas SPB-Tetovë sulmit i ka paraprij një grindje mes tyre lidhur me mosmarrëveshje në trafik.

“Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.