Publikohet videoja që rrëmbyesit nga Gjilani i dërguan familjes së viktimave, burrë i zhveshur në shtrat me…

Media pak më parë raportoi ekskluzivisht për rrëmbimin e dy shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut prej pesë personave, në mesin e tyre edhe zyrtarët policorë Besjan Neziri dhe Visar Kerçeli, të cilët u arrestuan.

Si përfunduan në vilë dy viktimat?

Burimet e afërta me viktimat kanë njoftuar në kushte anonimiteti se dje rreth orës 19:00, dy shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ishin takuar me dy femra nga Gjilani (emra të njohur për redaksinë), njëra prej tyre e dyshuar, me të cilat kishin vendosur të qëndronin bashkë në një vilë.

Pasi kaluan dy orë nga qëndrimi në vilë, në dhomën e viktimave kanë hyrë me dhunë tre persona të armatosur, dy zyrtarët policorë, Visar Kerçeli nga NJRSH në Gjilan, Besjan Neziri, polic në Prishtinë dhe Valon Kiqina, punëtor në Aeroportin e Prishtinës.

Derisa në “mbrojtje” të tyre, ishte Flamur Sopi, punëtor në RTK.

Çfarë ndodhi kur të dyshuarit hynë në dhomë të armatosur?

Burimet e Sinjali njoftojnë se zyrtarët policorë me të dyshuarit e tjerë i rrahën viktimat me armë, ku njërin nga ta e kanë zhveshur, duke e filmuar gjithë këtë ngjarje, video të cilën ia kanë dërguar vëllezërve të viktimave, njërit i cili është biznesmen në Maqedoni të Veriut dhe tjetrit që jeton në Zvicër, duke iu kërkuar para për lirimin e tyre.

Gjithë këtë ngjarje dyshohet se e ka kurdisur zyrtari policor Visar Kerçeli me të dyshuarën Marigona Islami, e cila po ashtu është arrestuar, që dyshohet të jetë e dashura e Kerçelit.

E gjithë kjo ka përfunduar kur Policia e ka kuptuar nga familjarët e viktimave se çfarë po ndodh në atë vilë dhe ka intervenuar së bashku me IPK-në.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.