Pamje të rënda, Enca poston video të këmbës së thyer

Enca Haxhia  muaj më parë kishte thyer këmbën, ndërsa ishte detyruar t’i nënshtrohej një operacioni, shkruan lajmi.net.

Asaj iu është dashur një kohë e gjatë për t’u shëruar, teksa kohë pas kohe ndante me ndjekësit imazhe në rrjete sociale.

Së fundi, këngëtarja vendosi t’ua tregojë fansave gjithë këtë rrugëtim deri tek shërimi, teksa nuk munguan pamjet e rënda.

Ajo tregoi se si dukej këmba e saj e thyer e më pastaj edhe fizioterapinë që e bëri dhe të tjera gjëra.