“Mos ia shiko pamjen, shikoja veprat”

Fjalë të urta shqipe, aktuale në çdo kohë:

Mos ia shiko pamjen, shikoja veprat.
Një shkëndijë ndez një mal.
Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.
Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë”
Ruaju të të ruajë perëndia.
Ruhu nga thëngjilli (gaca) e mbuluar.
Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.
S’lidhet kali me pe.
Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.
Ujku mjergull kërkon.
Përmend qenin, bëj gati shkopin.
Shtëpia pa fëmijë, si nata pa yje.
Motra jemi, shoqe s’jemi.
Ndarja është më e mira e të ligave.
Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.
Gjumi natës i randë i bën keq ditës.
Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes.
Mos pyet sa vjeç je, po ç’shëndet ke.
Nuk mbushet pusi me pështyma.
As këmishës së shtatit s’është për t’i besu.