Vuçiqin e kaplon paniku: Amerika, Gjermania dhe Turqia po e armatosin Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se “Amerikanët, turqit dhe gjermanët kujdesen për fëmijën e tyre (Kosovën)”, duke komentuar lajmet se një kontigjent tjetër i automjeteve të blinduara nga Shtetet e Bashkuara kishte mbërritur në Kosovë.

Ai thotë se shërbimet e sigurisë serbe ishin informuar për këtë dorëzim dhe se automjetet mbërritën në Kosovë më 20 korrik.

“Ne e dimë se çfarë ata marrin dhe çfarë kanë,” tha Vuçiç, duke shtuar se disa ditë më parë ai tha se ishte e vështirë që tanket “Leopard” të dorëzoheshin në Kosovë nga Gjermania.

“Amerikanët, turqit, gjermanët, të gjithë kujdesen për fëmijët e tyre … Dhe kjo është në rregull. Eshtë kaq e bukur për ekspozitë”, tha presidenti serb me ironin në përgjigje të një pyetje nga gazetarët. /tesheshi.com/