Monografi kushtuar piktorit kumanovar, Rexhai Hyseni-Xhai

Profesori Mixhait Pollozhani ka publikuar një monografi kushtua jetës dhe veprës së piktorit tani të ndjerë nga Mateçi i Likovës.
“Të talentuarit lindin kudo, në fshat apo qytet, në province dhe në kryeqendër, por çështje më e rëndësishme është se ku dhe sa zhvillohen ata. Ndonëse, historia e artit njeh edhe artist të shquar autodidakt, të pashkolluar, megjithatë dihet se, gjurmë në art lënë vetëm ata, të cilët janë arsimuar nëpër akademitë apo qendrat e ndryshme universitare. Një njeri, sado I talentuar qoftë ai, është shumë e vështirë të mbijetojë si krijues në një ambient rural ose po në provincë pa ndonjë traditë kulturore dhe artistike. Për këtë më së miri flet shembulli i piktorit Rexhai Hyseni, I njohur nga të afërmit dhe miqtë e tij edhe si “Xhai”, i cili u zhvillua, u kultivua, u ndërtua dhe mbijetoi artistikisht, atje thellë rrëzë shpateve të Karadakut”, shkruan profesori Pollozhani, duke përshkruar veprën e piktorit tashmë të ndjerë, Rexhai Hyseni.
Ndonëse jetoi në Mateç të Kumanovës, larg qendrave kulturore, Rexhai Hysenin nuk e pengoi asgjë për t’u radhitur krah krijuesve serioz figurative në rrafshin kombëtar dhe mbarëkombëtar, duke e shprehur imagjinatën e tij krijues dhe ndjenjat humane, nëpërmjet pikturave të realizuara, kryesisht në teknikën vaj në pëlhurë, duke sjellë, kryesisht, nga ekspresionizmi te surealizmi dhe (post)kubizmi. Nga kjo,logjikisht, del konstatimi se ky piktor thellësisht I studio veprat e veta, la gjurmë në art, dhe mbi të gjitha, është i pamohueshëm fakti, se Rexhai, konsiderohet edhe si njeri ndër themeluesit e artit figurative në Maqedoni.
“Por, është për çdo admirim të arrish të krijosh e të mbijetosh artistikisht me gjuhën e Pikasos në një ambient dhe në një kohë, ku e kur piktura është një preokupim i papërfillur, kurse kafshata e bukës mjet për të mbijetuar. Ndaj me ngashërim kujtonte fillimet e tij piktori: Nëpër ekspozitat tona ( duke aluduar edhe për kolegun e tij Mexhit Bajramin) kishim fare pak publik”. S’kishte se sit ë bëhej ndryshe, sepse për publikun e atëhershëm shqiptar, as veprat realiste nuk ishin të preferuara, e të mos flasim për kubizmin apo surrealizmin. Por, duke qenë një optimist I përhershëm, Rexhai, megjithatë ia doli mbanë artistikisht, dhe atë me sukses. Këtë ai e dëshmoi me veprat e shumta, të cilat në një numër të konsiderueshëm sot ruhen në fondin e familjes së tij, ndërkaq shumë prej tyre, me siguri, I pasurojnë fondet e muzeve, galerive, institucioneve të ndryshme, koleksionistëve dhe miqve të tij në vend dhe në botë” thekon Pollozhani në këtë monografi.