Uashingtoni zyrtar: Rusia vrau ushtarët turq në Idlib të Sirisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bë përgjegjëse Rusinë për vrasjen e 34 ushtarëve turq në Idlib të Sirisë.
Në sulme ajrore muajin e kaluar në rajonin e Idlibit u vranë 34 ushtarë turq, kurse Ankara e akuzoi regjimin e Bashar Al Asadit dhe arriti një marrëveshje të re armëpushimi me Rusinë.
Mirëpo sekretari amerikan, Mike Pompeo, vlerëson se përgjegjëse është Rusia dhe paralajmëron se Uashingtoni do ta ndihmojë Turqinë si aleate të NATO-s që të përballet me situatën.