Momente krenarie të papërshkrueshme në Venedik, pas projektimit te filmit Vera Dreams of the Sea të regjisores Kaltrina Krasniqi (VIDEO)

Duartrokitjet e publikut në sallë, dhe sytë e përlotur nga emocionet, janë dëshmia më e mirë e mikpritjes së përzemërt dhe të ngrohtë që publiku i Festivalit të Filmit të Venedikut i rezervoi të gjithë ekipit.
Ekipi i mrekullueshëm, ku secili në çdo moment trasmetoi harmoni dhe energji pozitive, nuk kishte si mos të shkëlqente në edicionin e 78 të Biennales së Venedikut.
Falë kontributit të kësaj skuadre artistësh të mrekullueshëm, Kosova jonë u përfaqësua, për herë të parë, në mënyrën më të mirë të mundshme në Festivalin e Filmit më të vjetër në botë.
Me profesionist të talentuar si ju, edhe angazhimi ynë diplomatik bëhet më efektiv në të gjithë botën. Faleminderit!
Përgëzime dhe suksese të mëtejshme!
Kaltrina Krasniqi
Dori Basha
Shkumbin Istrefi
Teuta Ajdini-Jegeni
Alketa Sylaj
Refet Abazi
Astrit Kabashi
Arona Zyberi
Petrit Çeku
Ringo Salihu
Qendra Kinematografike e Kosoves