Filipçe dha dorëheqje pas tragjedisë në Tetovë (Video)

Tragjedia në Tetovë, ku vdiqën 14 persona si pasojë e zjarrit që e kaploi Qendrën Kovid mbrëmjen e 8 shtatorit, u bë shkas që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të japë dorëheqje.

Arsyeja e dorëheqjes janë shkaqet morale.

Paraprakisht, dorëheqje kanë dhënë edhe zëvendësministri Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, transmeton TV21.