Mitrevski: Në Kuvend do të votojnë dy deputetë me virus dhe një me frakturë

Sot të gjithë deputetët e shumicës parlamentare duke përfshirë edhe ata që janë pozitiv nga korona virusi, me gjithë mbrojtjen dhe sipas protokoleve të Komisionit për sëmundje ngjitëse janë këtu me ne që të sigurojmë kforum dhe shumicën e nevojshme që Kuvendi të jetë funksional dhe efikas. Kështu ka deklaruar kordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.

“Nuk do të durojmë kushtëzime. Detyrimi jonë si deputet është që ti shërbejmë popullit edhe në të mirë dhe në të keqe. Opozita bëri hapa të pamenduar kundër popullit të vetë, prandaj me ose pa ata shumica parlamentare do ta votojë ndihmën për qytetarët. Një miliardë dhe 920 milion denarë mbështetje për paga për muajt shkurt dhe mars 2021 nga nesër do të fillojnë të arrijnë te qytetarët për fatin e keq të opozitës. Të nderuar qytetarë, ndihmën e siguruam dhe tani edhe do ta realizojmë”, ka deklaruar Mitevski, përcjell SHENJA.

Ai tha se kolegia nga Manastiri vjen me autoambulantë private, me shpenzime personale, vetëm të dalim nga kjo situatë që jemi sot. Normalisht, në përputhje me protokollet.

“Deputetët nuk do të jenë prezent në sallë ku ka deputetë tjerë. E dini se ka ndodhur edhe më herët, ka hyrje të veçantë, ashensor të veçantë dhe hapësirë të veçantë ku çdo depyutetë do të jetë I izoluar nga deputetët e tjerë ku do të respektohen të gjitha masat që I përshkruan komisioni për sëmundje ngjitëse. Më pas deputetët ashtu si kanë ardhur, në të njëjtën rrugë, në të njëjtat koridore me të njëjtin ashensor do të dalin nga Kuvendi, hapësirat do të bllombohen dhe do të dizenfektohen”, shtoi më tej Mitrevski. /SHENJA/