Dafina Zeqiri kujton një nga paraqitjet e saj në New York vite më parë

Në storie në Instagram, Dafina Zeqiri ka ndarë momentin derisa interpreton njërën nga këngët e saj në gjuhën angleze, shkruan lajmi.net.

Në mbishkrimin e videos artistja shqiptare ka shkruar se i mungojnë ato performanca dhe në të njëjtën kohë edhe publiku atje.

Ndryshe, Dafina së fundi ka festuar ditëlindjen e saj e cila mori urime të shumta nga miqtë, kolegët, fansat po ashtu edhe urimin plot dashuri nga i dashuri i saj Dj Geek.

Theksojmë se, ajo ka mbushur 32 vite me 14 prill./Lajmi.net/