Ministria e Kulturës do të financojë një projekt për Iliridën, “çmenden” nacionalistët maqedonas

Në mesin e projekteve që do të financohen me Programin vjetor për Kulturë është edhe një projekt kushtuar Iliridës, njoftojnë mediumet. Kjo ka alarmuar nacionalistët maqedonas, të cilët kanë filluar me akuza të rënda në adresë të Ministrisë dhe ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili.
Nacionalistëve maqedonas u pengojnë edhe milionat të cilat janë ndarë për një seminar të Albanalogjisë, por edhe projekte tjera shqiptare, për të cilat sivjet janë ndarë mbi 40 për qind e mjeteve të përgjithshme, njejte si vitin e kaluar. Më herët, për projektet shqiptare ndaheshin rreth 5 për qind e mjeteve, kurse kjo situatë ndryshoi me ardhjen e Asaf Ademi për ministër, e vazhdoi edhe me Hysni Ismailin.