Taravari: VLEN-i në Qeveri është dekor, shqiptarët përfaqësohen nga “kukulla”!

Arben Taravari ka goditur rëndë përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri, duke i cilësuar si figura pa ndikim dhe pa njohuri për zhvillimet e rëndësishme politike e ekonomike.

“VLEN-i nuk ka faj. As që kanë ditur për Alta Bankën. Aq dinë, aq marrin vesh, aq kuptojnë. Ata janë si kukulla në Qeveri”, deklaroi Taravari në emisionin Click Plus.

Deklarata e Taravarit rikthen në fokus debatin për peshën reale të VLEN-it në Qeveri dhe për atë se sa ndikim kanë përfaqësuesit shqiptarë në vendimet që merren në institucionet shtetërore.