Ja kush është mundësi i njohur që u vra si roje në kazinon në Bllacë

Dy veta janë vra rë mbrëmë në një kazino në Bllacë të Shkupit. Policia ka njoftuar për rastin duke thënë se persona të maskuar me ar më kanë ndërhyrë për grabitje dhe më pas ngjarja ka qenë e rëndë, përcjell INA.

Sipas informacioneve që mëson INA, nga sulmi kanë ngelur të vrarë dy djemë të rinj, V.H (22) nga Kosova dhe Bunjamin Nuishi (20) nga fsh.Krushopek i angazhuar si sigurim në kazino, i njohur si mundës i dalluar. Bunjamini ishte njëri nga mundësit e dalluar të klubit të mundjes “Tefejuz” të Shkupit. Ai në ate moment po punonte si sigurim në kazinon në Bllacë. Organet e rendit janë në vendngjarje dhe po ndërmarrin masat e duhura.