Ministri Çulev falënderon qytetarët për respektimin e orës policore

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në profilin e tij në Facebook iu falënderua të gjithë qytetarëve për respektim të orës policore, e cila filloi nga e premtja në orën 16 dhe zgjati deri sot në ora 05:00 të mëngjesit.

“Falënderoj të gjithë ata qytetarë që janë të vetëdijshëm për sfidën me të cilën përballemi dhe i respektuan vendimet e Qeveris për kufizim të lëvizjes, rekomandimet për distancë sociale”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i brendshëm Naqe Çulev.