Shkelja e rregullave: Policia italiane ka gjobitur gati 23 mijë persona për dy ditë

ROME, April 11, 2020 .Two mounted police patrol in Rome, Italy, April 11, 2020. The coronavirus pandemic has claimed 19,468 lives in locked-down Italy, bringing the total number of infections, fatalities and recoveries so far to 152,271, according to the latest data released by the country's Civil Protection Department on Saturday. (Photo by Alberto Lingria/Xinhua via Getty) (Xinhua/ via Getty Images)

Policia italiane gjobiti gati 23,000 persona për shkeljen e rregullave të përmbajtjes së koronavirusit të premten dhe të shtunën, tha Ministria e Brendshme e vendit, raporton BBC.

Ministria pritet të lëshojë numrin e gjobave të dhëna në të dielën e Pashkëve më vonë sot.

Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, 22.956 persona u gjobitën, së bashku me 397 biznese, sipas ministrisë.

Gjatë fundjavës së Pashkëve, forcat e policisë shtrënguan kontrollet në shumicën e rrugëve për të parandaluar lëvizjen e njerëzve dhe për të mbajtur pajtueshmërinë me masat e kontrollit kundër përhapjes së koronavirusit, shtoi ministria.

Nga fillimi i bllokimit kombëtar në Itali nga 11 Mars deri 11 Prill, janë kontrolluar gjithsej 6.762.858 persona për t’u siguruar që ata ishin në përputhje me masat e kontrollit.