Serbia ka harxhuar 19.3 milionë dollarë për të blerë gjashtë dronë ushtarakë të prodhuar nga Kina, sipas një hulumtimi nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Kostoja është mbajtur e fshehtë gjatë prezantimit të fluturakeve të telekomanduara në një ceremoni të mbajtur në korrikun e vitit 2020, kur Serbia ishte bërë vendi i parë evropian që importonte pajisje të aviacionit ushtarak nga Kina.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian zbatojnë embargo armësh ndaj Kinës që nga viti 1989, pas masakrës në sheshin “Tiananmen”.
Më poshtë video: