Kush janë ata dhe pse e urrejnë qeverinë Kurti?

Shkruan: Adem Bytyçi

Qeverinë Kurti, e urrejn dhe veprojnë kundër saj politikanët hajna, të korruptuar , të gjitha ata ,të cilëve nuk u konvenon shteti ligjor.

Të gjitha ato subjekte të cilat po shpresojmë të përvetësojnë sa më shumë simpatinë e qytetarëve të Kosovës ,duke shpifë kundër qeverisë Kurti, të jenë të bindura se në zgjedhjet e ardhëshme Parlamentare kurdo që të mbahen do ta kenë të pamundur ta kalojnë pragun zgjedhor.

Partitë politike nuk mund të dinë më shumë se qytetarët e Kosovës, të cilët në zgjedhjet e fundit i’a besuan qeverisjen e vendit koalicionit Vjosa-Kurti, përkatësisht Qeverisë Kurti.

Sovrani më shumë përkushtim, intresim dhe me vëmendje është duke i përcjellur veprimet e disa partive politike , tanimë në opozitë të cilat po veprojnë kundër qeverisë aktuale Kurti, në mënyra të ndryshme me qëllim që të krijojnë një panoramë të deformuar të qeverisjës së vendit nga Qeveria Kurti.

Përderisa qytetarët vrejnë Qeverinë Kurti se po i bënë disa reforma të cilat janë në interes të vendit: Siç është lufta kundër korrupsionit , krimit ekonomik, nepotizmit ,instalimi i shtetit ligjor dhe barazia e qytetarëve para ligjit , qytetarët nuk e kanë ndërmend të bijnë viktimë e kundërshtarëve politikë të z.Albin Kurtit, të cilët pasi i humben zgjedhjet e fundit dhe së bashku me zgjedhje i humben edhe privilegjet e pushtetit, e kanë shumë të veshtirë t’i adoptohen jetës largë posteve të cilat i kanë patur më parë, prandaj e vetmia shpresë e tyre për t’iu rikthyer përseri pushtetit i’u mbetët lufta politike kundër qeverisë aktuale Kurti.

Ekzistojnë indice se, disa politikanë po veprojnë me shpejtësi dhe në mēnyrë të jetë të ashpër kundër qeverisë aktuale Kurti, nga frika se ,Qeveria Kurti ,shumë shpejtë mund t’ia bējë publike të palaratë e tyre ,të cilat i kanë dëmtuar intresat e vendit …