Milani synon transferimin e Hugo Ekitikes në janar

Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe atë pritet ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Gjiganti italian morën në huazim serbin Luka Jovic nga Fiorentina, por trajneri Stefano Pioli nuk është aspak i kënaqur me të.

Kësisoj Rossonerët duan transferimin e një sulmuesi tjetër dhe e kanë gjetur atë në Ligue 1.

Talenti francez Hugo Ekitike është në listën e dëshirave të Milanit, me gjigantin italian që edhe në verë kërkuan transferimin e tij.

21-vjeçari ka hapësira shumë të pakta te PSG dhe ka kërkuar largimin nga Parc de Princes dhe Milani po synon ta shfrytëzojë këtë për ta marrë francezin.

Rossonerët duan huazimin e lojtarit për gjashtë muaj me mundësi blerje në verën e vitit 2024.