Klopp shpjegon problemin e vetëm që mund të ketë Darwin Nunez si sulmues

Jurgen Klopp ka hedhur poshtë një sfidë ndaj Darwin Nunez, i cili është në zjarr këtë sezon. Liverpooli përballet me West Ham United të dielën dhe Klopp dëshiron që Nunez të vazhdojë formën e tij fantastike.

Nunez së fundmi shënoi një penallti në fitoren 3-1 të Ligës së Evropës kundër LASK, duke i bërë tre gola në gjashtë paraqitje (vetëm dy fillime) këtë sezon. Ai kryeson listën e golave ​​të Liverpoolit së bashku me Luis Diaz dhe Mohamed Salah.

“Ai është i mirë, me të vërtetë i mirë. Është në një moment shumë të mirë, e shijon shumë lojën e tij në këtë moment dhe kjo është mirë. Ju keni problem si sulmues vetëm kur nuk keni asnjë shans”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Ai ka shanse, mundësi, dhe padyshim që nuk ka kaluar shumë kohë më parë ai shënoi dy golat më të pabesueshëm që kam parë për një kohë të gjatë kundër Newcastle, ishte absolutisht e çmendur”.

 

“Ka luajtur një super lojë kundër Aston Villas, atëherë ishte pushimi ndërkombëtar, kishte pak probleme me muskujt – tha se ai është mirë, por ne lexuam, padyshim, atë që tha trajneri i Uruguait, Marcelo Bielsa, pastaj ai kishte gjithashtu shumë punë intensive duke udhëtuar kështu që ne vendosëm të mos e inkuadronim titullar në Molineux, por ai hyri dhe pati një ndikim të madh në lojë”.

“Pra, ai është në një moment të mirë, e shihni këtë në stërvitje. Nuk është e rëndësishme në moment nëse ai shënon tashmë apo jo: për një sulmues, është e rëndësishme që në këto momente ku nuk shënon por luan mirë, kuptoj mirë dhe pastaj të vazhdoj dhe gjithçka do të bjerë në vend gjithsesi”, përfundoi gjermani.

Me ndeshjen ndaj West Ham në Anfield këtë javë, Klopp ka thënë se sulmuesi i tij të vazhdojë momentin pasi Liverpooli synon të vazhdojë fillimin e shkëlqyer në Ligën Premier.