Milani arrin marrëveshje me Lille për transferimin e Renato Sanches

Milani ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e mesfushorit Renato Sanches.

Të paktën kështu raportojnë mediet italiane, me Corriere dello Sport në krye, ku shtojnë se portugezi do t’u kushtojë “kuqezinjve” rreth 17 milionë euro.

Ditë më parë u raportua se edhe lojtari është pajtuar në parim për një lëvizje në “San Siro”, duke e mposhtur kështu Arsenalin në konkurrencë për shërbimet e lojtarit.

Pos Milanit e Arsenalit, të interesuar për mesfushorin ishin edhe Manchester United dhe Barcelona, por duket që futbollisti tashmë e ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme.

Sanches ishte një ndër lojtarët më premtues pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2016, por lëndimet ia pamundësuan ta tregojë kualitetin e tij të vërtetë.

Tashmë kur kalvari i dëmtimeve duket se ka ngelur pas futbollisti është, dalëngadalë, duke e rigjetur formën e dikurshme.