Përfundon shakaja me Mahrez – futbollistit më në fund iu vendoset shenja e figurës publike në Twitter

Blerja e Twitterit nga Elon Musk, pos të tjerash, ka prodhuar edhe një situatë interesante.

Me marrjen e menaxhimit të këtij rrjeti social, miliarderi amerikan duket se e “la keq” një futbollist të njohur.

Bëhet fjalë për Ryad Mahrez, të cilit iu kishte larguar shenja e kaltër pas emrit të tij e cila tregon se llogaria përkatëse është e verifikuar dhe personi në fjalë është figurë publike.

Ishte pikërisht Mahrez ai që bëri një tweet interesant duke kërkuar që “tick”-u t’i kthehet mbrapsht.

Kjo nuk vonoi shumë dhe algjeriani u verifikua përsëri si fytyrë publike në këtë rrjet social.

Një situatë e tillë prodhoi jo pak batuta me lojtarin në qendër të të gjithë kësaj katrahure të krijuar.