Mikesha e Ali Ahmetit shkruan kundër injorancës, e ilustron me fotografi të grave me mbulesa!? (Foto)

Elita Masha përmendet në kuloare si kandidate e sigurt për deputete e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në njësinë numër 6. Ajo është mjaft e vlerësuar dhe e respektuar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Masha sot ka bë një postim në facebook kundër injorancës, që e ka ilustruar me fotografi të disa grave me mbulesë, kurse ka shkruar edhe për diturionë dhe emancipimin, duke e postuar me fotografi të studentëve universitarë.
Edhe pse teksti i saj nuk ëhstë sa duhet i qartë dhe me shumë gabime gjuhësore, Masha me sa duket dëshiron të shprehet kritike ndaj “vvëlezërve myslimanë” që kanë kritikuar një funksionar të BDI-së i cili ka ndezur qiri në kishë.

Në vijim ju sjellim postimin e plotë të zonjës Masha, me ndërhyrje të domosdoshme gjuhësore për shkak të gabimeve të shumta, diçka jo e zakonshme për një intelektuale që i ka shpallur luftë injorancës. Sidoqoftë! Mund ta lexoni postimin e plotë dhe të jepni mendimin tuaj.

Nuk ka dëm kombëtar më të madh se vendosja e injorancës në detyra publike dhe në rol mbrojtës të kombit. Ata që nuk duan dijen, nuk atribuojnë paqe dhe urtësi ndërvëllazërore në asnjë mënyrë nuk mund të kenë qëllime të mira dhe të dobishme për atdheun, e më pak ta mbrojnë atë.
Linçimi politik i grave duke sajuar dhe konstruktuar të pavërteta, duke nxjerr nga konteksti fjalën e lirë dhe qëllimin e mirë është agjendë shumë e turpshme dhe e dëmshme për të gjithë ne. Por s’kanë faj individët e tërbuar dhe të manipuluar politikisht, faj kanë “ intelektualët“ e heshtur që akoma s’kanë kuptuar se roli intelektual është gradë dhe detyrë kombëtare, jo vegël për zhvatje dhe përmbushje të interesave të vogla materiale ditore. NDAJ, HESHTJA NE KOHË KRIZE MORALE ËSHTË KRIM.
#STOP STIGMATIZIMT DHE LOJËS SË ULËT POLITIKE.
PS. Vëllezër mysliman, e linçuat politikisht një funksionar që ndozi qiri në kishë njëherë apo jam gabim, s’ka ndodhur kjo gjë kurrë?!
#Emancipimi i grave në vitet e 60 kur ime më ka shkuar në shkolle ka qenë vërtetë beteja më e madhe Kombëtare që ne kemi bërë ndonjëherë.
LAVDI MËSUESEVE GRA VETERANE DERI NË PËRKULJE. /alinfo