Panik në spitalin “8 Shtatori” në Shkup: Zjarr në katin e shtatë, evakuohen pacientët!

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe personeli mjekësor.

Sipas zjarrfikësve, flakët kanë përfshirë disa karroca invalidësh të vendosura në ballkonin e Repartit të Ortopedisë.

Zjarri është shuar, ndërsa një pjesë e pacientëve janë evakuuar për arsye sigurie.

Policia po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e incidentit.