VMRO-DPMNE vazhdon të menaxhojë pozitat drejtuese në institucionet dhe ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, ndërsa VLEN-i, pavarësisht partneritetit me VMRO-në në pushtetin qendror, vazhdon të mbetet jashtë lojës së vendimmarrjes në kryeqytet.
Rasti i fundit është emërimi i Boris Nastovit si ushtrues detyre i drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” në Shkup. Vendimi është nënshkruar nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, më 18 nëntor 2026, pa konkurs publik dhe për një periudhë jo më të gjatë se gjashtë muaj.
Nastovi vjen në këtë pozitë pas përfundimit të mandatit të Dragi Mitkovskit, duke vazhduar kështu ndryshimet në drejtimin e ndërmarrjeve publike nën menaxhimin e kuadrove të VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë, pyetja politike mbetet e njëjtë: ku është VLEN-i në këtë ndarje të përgjegjësive dhe posteve drejtuese në Qytetin e Shkupit?
Derisa VMRO-ja bën emërimet dhe menaxhon strukturat e saj, VLEN-i duket se nuk po arrin të dëshmojë ndikim të dukshëm në pozitat vendimmarrëse të kryeqytetit.
Në fund, VMRO-ja vazhdon të luajë në fushën e posteve dhe emërimeve, ndërsa VLEN-i, si zakonisht, duket se ka mbetur në “OFFSIDE”.
A është ky partneriteti që iu premtua shqiptarëve, apo VLEN-i është pajtuar me rolin e spektatorit në Qytetin e Shkupit?
Burim informacioni:Ontarget.mk





