Mickoski: Nuk kam dokumente me emrin e ri të shtetit, do t’i nxjerr me procedurë të shpejtë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në ClickPlus ka bërë të ditur se nuk ka ende dokumente personale me emrin e ri të shtetit.

Thotë se do t’i nxjerrë javën që vjen, me procedurë të përshpejtuar pasi duhet të udhëtojë.

“Jo, nuk kam. Javën e ardhshme duhet të udhëtoj dhe tashmë kam caktuar termin dhe të martën duhet të shkoj të fotografohem. Nuk e dij sa shpejtë do të jetë sepse unë u paraqita me procedurë të shpejtë”, tha Mickoski.