Micevski: Si t’i bindim qytetarët, kur LSDM dhe BDI po shkelin masat

Koordinatori i grupit parlamentarë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në konferencën e sotme për shtyp edhe një herë tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë vetëm në seancën e 36-të, respektivisht do të votojnë vetëm ligjet për pakon e pestë ekonomike, transmeton Alsat. Micevski ka komentuar edhe paralajmërimin e deputetes së infektuar me koronavirus nga LSDM, Bisera Kostadinovska Stojqevska, e cila ka paralajmëruar se do të shkoj në Kuvend me skafandër, për të siguruar kuorum.

“Protokoll i tillë nuk ekziston, ne deri më tani nuk e kemi parë. Megjithatë në shtet ka rregullore ligjore që vlen për të gjithë, përfshi edhe deputetët. Pres që mos ta rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Si t’i bindim qytetarët që të respektojnë masat shëndetësore kur deputetët e LSDM-së dhe BDI-së, për t’i përmbushur dëshirat e PR për udhëheqësin, i shkelin këto masa në mënyrë eksplicite”, tha mes tjerash Micevski.