Mexhiti zbulon skandalin: Artan Grubi kontrollon mediume!

Nënkryetari dhe kordinatori i deritanishëm i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti ka zbuluar një skandal që trondin jo vetëm partinë e tij por edhe mbarë shtetin. Në intervistën e tij për Alsat-M, ai ka thënë se zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, drejtëpërdrejt kontrollon mediume të caktuara dhe ato i shfrytëzon për të sulmuar kundërtshtarët politik.

“Ai për momentin ushtron postin e sekretarit organizativ në organizatën që nuk e njef mirë, me dorëheqjen e Atilla Rexhepit ushtron edhe postin e sekretarit gjeneral, edhe të shefit të kabinetit, edhe të zëvendës kryeministrit të parë. Edhe kontrollon media për vetë promovim edhe për të sulmuar bashkëpartiak që mendojnë më ndryshe. Ai merret me Forumin e Gruas, ai merret me Forumin Rinor”, tha Mexhiti.

Deri më tani, nëpër koloare partiake është folur joyzrtarisht për kontrollin e BDI-së mbi mediat në forma të ndryshme. Kjo është hera e parë që Mexhiti flet hapur për kontrollin e një zyrtari të lartë të BDI mbi media të caktuara në gjuhën shqipe.