Mexhiti prezanton një prurje të re nga Tetova (Foto)

Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka prezantuar sot një prurje të re.

“Sot, së bashku me Muhametin prita në një takim miqësor Nexhat Bexhetin, ekspert nga fusha e ekonomisë nga Tetova.

Nexhati është Profesor i ekonomisë dhe ka disa libra të botuar, ndërsa merret me hulumtimin e teorive ekonomike.

Si shumë profesionistë të fushave të ndryshme, edhe Nexhati ka vendosur që të jetë pjesë e ndryshimeve të mëdha dhe pozitive që do të ndodhin së shpejti.

Betejë pas beteje, secili duke dhënë kontributin e vet, do të risjellim drejtësinë në vend, do të bëjmë çmos që t’ua kthejmë shpresën e qytetarëve dhe të parandalojmë ikjen e mëtejme të të rinjve nga politika keqmenaxhuese e kazino-qeverisë.

Lëvizja Demokratike është e hapur për të gjithë kuadrot e pastra, profesionale dhe cilësore që kanë për qëllim ndryshimin e madh!

Na priftë e mbara!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)