Man City kërkon t’i “rrëmbejë” Man Unitedit yllin 18-vjeçar

Manchester City dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin 18-vjeçar Kobbie Mainoo nga rivalët e Manchester United, sipas raportimeve të fundit.

Adoleshenti ka bërë tre paraqitje me ekipin e parë të United deri më tani, duke bërë debutimin e tij në  fitoren 3-0 të ndaj Charlton Athletic në “Carabao Cup” në janar.

Mainoo bëri debutimin e tij në Ligën Premier në shkurt, duke hyrë si zëvendësues në një tjetër fitore 3-0, këtë herë ndaj Leicester City, i cili përfundimisht ra nga elita e futbollit anglez.

Reprezentuesi anglez fitoi Kupën e Të Rinjve FA në sezonin 2021-22 me Djajtë e Kuq dhe u kurorëzua si lojtari i ri i vitit, sezonin e kaluar.

Mainoo, i cili nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në maj 2022 dhe mori pjesë në turneun parasezonal të United në Shtetet e Bashkuara këtë verë, tani thuhet se ka tërhequr interesin nga fqinjët City,  të cilët dëshirojnë ta joshin atë për të kaluar në “Etihad”.

Skuadra e Pep Guardiolës mundi me rezultat 3-0 Unitedin në derbin e Mançesterit të dielën, me Mainoo që nuk mori asnjë minutë në atë sfidë.

Mendohet se Erik ten Hag është një fans i madh i Mainoo dhe u befasua nga pjekuria e lojtarit sezonin e kaluar.

Por trajneri i United, Ten Hag, është nën presion të madh në “Old Trafford” dhe disa raporte kanë treguar se ai mund të humbasë punën e tij nëse nuk i kthehet rezultateve pozitive.