“Metodologjia”, ekziston mundësia e ndërprerjes së negociatat

Komisioni Evropian unifikoi propozimin për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, e cila tani pret miratim nga Këshilli Evropian. Euro-komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhei tha se metodologjia e re i hap rrugë njëkohësisht edhe fillimit të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, madje para Samitit të Zagrebit.

Ajo që është e re në propozimin e ri të Komisionit Evropian është mundësia që të ndërpriten negociatat në rast se shteti kandidat shënon regres në rrugën e reformave. Varhei ishte i prerë se BE-ja do të ketë qasja proporcionale me atë të shtetit kandidat, respektivisht nëse shteti ndërprenë reformat, BE-ja do të ndërpret gjithë negociatat dhe jo vetëm IPA fondet.

Propozimi i Komisionit Evropian parashikon bashkimin e kushteve në 6 grupe, duke theksuar se situata me Sundimin e Ligjit do të jetë nën vëzhgim gjatë gjithë kohës. Sa i përket vëzhgimit, Komisioni Evropian parashikon që në grupet e ekspertëve që do ta monitorojnë situatën në vendet kandidate do të kyçen edhe ekspertë të shteteve anëtare, në mënyrë që të evitohen qëndrimet e ndryshme të shteteve anëtare, respektivisht të mos përsëriten befasitë siç ndodhi në tetorin e kaluar me veton e Francës.