Ministri i Kulturës Ismaili dhe ambasadori i BE-së, Zhbogar e hapën seminarin për mbështetjen e Bashkimit Evropian për bashkëpunim kulturor të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili dhe ambasadori në Delegacionin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, sot e hapën seminarin dy ditor të përkushtuar për mbështetjen e Bashkimit Evropian për bashkëpunim kulturor të Ballkanit Perëndimor e cila mbahet në lokalet e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup(European House).
“Jemi të nderuar që këto dy ditë së bashku do të kemi mundësinë të ndajmë përvojat tona në kuadër të politikave aktuale të Bashkimit Evropian dhe proceseve evrointegruese në të cilat bashkëpunimi kulturor gjithnjë e më shumë konfirmohet si mekanizëm thelbësor për ndërtimin e një hapësire të përbashkët evropiane“, theksoi në fjalimin e tij para të pranishmëve , ministri Ismaili. Ai theksoi se edhe krahas sfidave me të cilën sektori kulturor ballafaqohet në Republikën e Maqedonisë Veriore më shumë se një dekadë,për lëvdata janë rezultatet e deritanishme nga zbatimi i programit, veçanërisht ato nga sektori i botimit të cilët kanë treguar përkushtim dhe sukses jo vetëm në nivel rajonal por edhe në atë evropian. Ministri Ismaili i përshëndeti angazhimet e Komisionit Evropian për mbështetje shtesë për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes programeve të reja, mekanizmave kompatibil për bashkëpunim në drejtim të mbështetjes së proceseve evrointegruese.
“Besoj që pilot aksioni i ri, dhe ato që vijojnë do të kalojnë zbrazëtirat në sektorin kulturor që dalin nga konteksti kompleks të këtij rajoni dhe do të mundësojnë operatorëve tanë kulturor mundësi për përfaqësim të barabartë dhe konkurrencë në korniza evropiane” shtoi Ministri i Kulturës Ismaili.
Në këtë eveniment, të pranishmit i përshëndeti ambasadori Samuel Zhbogar në delegacionin e Bashkimit Evropian, ku theksoi se mësimi për vetën dhe kulturat tjera i përforcon marrëdhëniet në kuadër të bashkisë sonë ,,Por ajo gjithashtu sjellë perspektiva të reja dhe mirëkuptim për të tjerët. Kështu bëhemi më të vetëdijshëm dhe bëhemi më kosmopolitë.
Kjo do të thotë të jesh Evropian. BE çdo herë e ka pas parasysh këtë. Ky ishte rast kur vendosi të ndajë 5 milion euro për këtë thirrje për propozime për operatorët kulturor të Ballkanit Perëndimor. Kjo thirrje synon të mbështes pajtimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë-një nga iniciativat udhëheqëse në strategjinë e BE për vitin 2018 në rajon” theksoi ambasadori Zhbogar.
Në seminar ku fokusi i të cilit është Thirja publike – projekt për bashkëpunim kulturor të Ballkanit Perendimor nga Programi i ,,Evropës Kreative” me theks të veçantë për komplekset e politikave kulturore rajonale dhe evropiane, si dhe ndërtimin e kapaciteteve , ishin të pranishëm përfaqësues të Zyrave të Evropës Kreative dhe organizatat kulturore nga rajoni më i gjerë dhe nga vendi. Moderatore e hapjes së seminarit ishte Biljana Prentoska, udhëheqës i Zyres sëEvropës Kreative në Ministrinë e Kulturës, kurse para të pranishmëve iu drejtua edhe Helene Skikos , menaxhere e programit për mobilitetit të artistëve dhe bashkëpunim ndërkombëtar në Komisonin Evropian, të cilat adresuan sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim të zgjeruar kulturor me Ballkanin Perendimor.
Seminari dyditorë i përkushtuar mbështetjes së Bashkimit Evropian për bashkëpunim kulturor të Ballkanit Perëndimor, është organizuar nga Ministria e Kulturës ( Zyra e Evropës Kreative-nënprogrami Kulturë) në bashkëpunim me Komisionin Evropian( Drejtor gjeneral DKE) Delegacioni i Komisonit Evropian dhe përfaqësues të sektorit kulturor nga vendet relevante të Ballkanit Perëndimor.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????