Messi: Kurrë nuk kam menduar se do të thyej rekorde

Leo Messi ka festuar rekordin e golashënuesit më të mirë në një klub nëpërmjet një postimi në Instagram.

Sulmuesi argjentinas është shfaqur kreativ me fotografi të numrit të tij 10 dhe 644, numri i golave të shënuara me fanellën e Barcelonës, një më tepër se rekordi i Peles në Santos, transmeton lajmi.net.

“Kur kam filluar të luaj futboll kurrë nuk kam menduar se do të thyej ndonjë rekord. Aq më tepër atë që e kishte Pele. Vetëm mund t’ju falenderohem të gjithëve që më kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve, bashkëlojtarëve, ekipit, familjes dhe shoqërisë e të gjithëve që më mbështesin çdo ditë. Përqafime”, shkroi Messi.

Messi ka udhëtuar drejt Argjentinës pas ndeshjes me Real Valladolid ku do të kalojë pushimet.

Katër ditë me familjen para rikthimit në Barcelonë më datën 27 për përgatitje të duelit me Eibar më 29.