Bebe Rexha mesazh të rinjve që nuk u pranuan në kolegj: As unë nuk u pranova dikur, por tani ja ku jam

Bebe Rexha është këngëtare me prejardhje shqiptare, shumë e suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Pavarësisht faktit që tani është emër që njihet në mbarë botën, Bebe asnjëherë nuk e harron rrugën e vështirë që e kaloi për të arritur këtu ku është tani.

Ajo madje më herët ishte refuzuar të pranohet në një kolegj muzike në Nju Jork, e këtë e tregoi haptas me anë të një postimi në Twitter.

Me këtë rrëfim, Bebe ka motivuar të gjithë ata të rinj, të janë zhgënjyer këtë vit nga mospranimi në kolegj.

“Hej, nëse po aplikon për në kolegj dhe nuk pranohesh, thjesht doja të të njoftoja. Unë po vdisja për të hyrë në NYU, Manhattan School of Music dhe Juilliard. Nuk u pranova në asnjë prej tyre dhe bëra muzikë vetë. Ju nuk keni nevojë për një kolegj të zbukuruar për t’ju bërë të suksesshëm”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, këngëtarja së fundi ka konfirmuar se do t’i bashkohet një koncerti, që mbahet në shenjë mirënjohje për profesionistët e kujdesit shëndetësor.