Milan – Lazio, formacionet e mundshme të super ndeshjes në San Siro

Milan ka një rast unik për t’u shkëputur edhe më shumë nga Juventus në Serie A, edhe pse skuadra kampione në fuqi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rossonerët edhe pse pa sulmuesin kryesor Zlatan Ibrahimovic kërkojnë fitoren në ballafaqimin e radhës ndaj Lazios në San Siro, transmeton lajmi.net.

Mediat italiane kanë publikuar formacionet e mundshme të skuadrave për takimin që do të fillojë në ora 20:45.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Leao.

LAZIO (3-5-2): Reina; Patric, Luiz Felipe, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Escalante, Luis Alberto, Marusic; Caicedo, Immobile.