Mësohet buxheti i Barcelonës për merkaton e dimtrit

Skuadra e Barcelonës nuk e ka nisur aspak mirë edicionin në La Liga pasi kanë mbetur në pozitën e nëntë me vetëm 17 pikë të grumbulluara, transmeton lajmi.net.

Ekipi po përballet me lëndime të shumë futbollistëve si Martin Braithwaite, Sergio Aguero e Ousmane Dembele që janë mungesa të rëndësishme në sulm.

Përkundër fondit të paktë të lojtarëve, Barça nuk do të jetë në gjendje të përforocohet edhe aq shumë në merkaton e dimrit.

Sipas mediave spanjolle, gjiganti spanjoll po kalon në peridhë të vështirë financiare dhe buxheti i tyre për të shpenzuar në janar është shumë i vogël.

‘Blaugranët’ kanë vetëm 10 milionë euro në dispozicion për të bërë ndonjë transferim, buxheti ka rënë për shkak të sharkimit të Ronald Koeman që i ka kushtuar mjaft shumë klubit.

Përkundër problemeve të shumta, eksziston optimizëm në kampin e ekipit spanjoll se me ardhjen e Xavit gjërat do fillojnë të përmirësohen.