Jese Rodriguez: Mbappe më ka thënë se një ditë ai do të luajë për Real Madridin

Jese Rordiguez ishte pjesë e PSG-së për disa vite ku u huazua disa herë në skuadra tjera, transmeton lajmi.net.

Futbollisti pati mundësinë të luajë përkrah Kylian Mbappe dhe ka zbuluar një prapaskenë mjaft intersante.

Në një intervistë, Rodriguez ka zbuluar se Mbappe i ka thënë që një ditë do të luajë për Real Madridin.

“Kur ishim në PSG, ai më tha se do të luante për Real Madridin një ditë”.

“Ai nuk e dinte nëse do të ndodhte pas një viti apo dy apo tre, por ëndrra e tij ishte të luante për Madridin”.

Francezi prej kohësh është lidhur me një kalim te Reali, dhe zërat po shtohen edhe më shumë pasi ai ende nuk ka vendosur të rinovojë kontratën me PSG-në që i skadon në fund të edicionit.