Karriera e Agueros në rrezik shkaku i problemeve në zemër

Sergio Aguero u lëndua pak javë më parë në sfidën ndaj Alaves dhe duket se gjërat janë shumë serioze, transmeton lajmi.net.

Futbollisti pas problemve në zemër, mund të detyrohet të heq dorë nga karriera e tij.

Sipas mediave spanjolle, ekzaminimes e zemrës të Agueros kanë zbuluar se patologjia e tij është më serioze se sa dukej në fillim.

Në varësi të situatës, Aguero mund të detyrohet të tërhiqet nga futbollisti profesionist.

Një lajm shumë i keq ky për sulmuesin që në merkaton e verës kaloi te Barcelona si përforcim i madh, por ishte i pafat pasi pësoi disa lëndime.

Gjatë ditëve në vijim pritet të mësohet më shumë për gjendjen e argjentinasit, dhe mbetet të shihet nëse do të mund të luajë sërish futboll.