Mercedes pretendon se ka tejkaluar problemet me ‘turbulencë’

Skuadra e Mercedes pretendon se po kthehet në garë për pjesën e mbetur të sezonit në Formula 1.

Mercedes ka dështuar me konceptin për W13, duke mos fituar asnjë nga nëntë garat e para të kampionatit.

Megjithatë, së fundmi, nga skuadra kampione në fuqi, insistojnë se problemet me ‘turbulencë’ (porpoising) janë tejkaluar.

“Mendoj se disi kemi anashkaluar atë që e njohim si ‘turbulencë’ ose ‘kërcim’ (porpoising-bouncing). Kjo ka të bëjë me aerodinamikën dhe lëvizjen e bolidit, mendoj se kemi zgjidhur këtë problem”, ka thënë Toto Wolff, transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj se thjesht duhet të vendosim më shumë ngarkesë, dhe po ashtu ta bëjmë këtë një makinë që nuk është aq e ulët sa prisnim. Është një drejtim i qartë; ju mund të shihni që bolidët shkojnë më lart. Dhe këtu duhet të gjejmë performancën”, shtoi shefi i Mercedes në F1.

Mercedes vazhdon të jetë pa fitore këtë edicion në Formula 1. Ata do të synojnë të bëjnë diçka më shumë në Silverstone.