Szczesny: Nuk jam Buffoni, mund të shkoj në Spanjë kur kontrata me Juven të më përfundojë

Wojciech Szczesny ka paralajmëruar një largim të mundshëm nga Juventus.

Portieri polak, tash e sa vite pjesë e Juventus, ka lënë të kuptohet se nuk synon ta mbyll karrierën me ‘Zonjën e Vjetër’.

Szczesny ka thënë se nuk është një Gianluigi Buffon të qëndrojë përgjithmonë te Juventusi, dhe ka lënë mundësinë e hapur për t’u transferuar në Spanjë.

“Unë jam Wojciech Szcezny, jo Gianluigi Buffon. Nuk do të luaj deri në moshën 40 vjeçare. Plani im aktual është që ta mbylli kontratën me Juventus dhe më pas të luajë ndoshta për dy sezone të tjera në Spanjë”, ka thënë Szczesny, transmeton lajminet.

“Unë kam kontratë trivjeçare dhe nëse më duan në Torino, do ta shqyrtoj. Sa isha këtu, shumë portierë supozohej të merrnin pozitën time, por jam mësuar. Tani, kur nuk flasin për portierin e ri të Juves shqetësohem”, shtoi polaku.

Szczesny fitonte balotazhin e tij me Gianluigi Buffon dhe ka qenë zgjedhja e parë te Juventus tash e disa vite.