Mëngjesi i sotëm me temperatura nën zero

Mëngjesin e sotëm në vend temperaturat kanë qenë nën zero. Më ftohtë ka qenë në Berovë, ku janë matur -7 gradë, ndërsa në Kriva Pallankë, Manastir dhe Shkup-Petrovec -5 gradë. Më ngrohtë ishte në Dojran, 0 gradë.

Në Shtip, Prilep, Lazaropole, Kumanovë, Demir Kapi, Strumicë, Mavrovë janë matur -4 gradë, në Ohër, Tetovë, Pretor, Dibër – 3, dhe në Krushevë dhe Gjevgjeli – 2 gradë Celsius.

Trashësia e dëborës e matur në orën 7 është 18 centimetra në Kodrën e Diellit dhe 2 centimetra në Hanet e Mavrovës.

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore përkohësisht me erë të fuqishme perëndimore. Temperatura maksimale e ditës do të lëviz prej 5 deri në 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare perëndimore. Temperatura do të arrijë deri në nëntë gradë.