Menduh Thaçi: Ja pse nuk jam si Ali Ahmeti

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk Kuvendin e degës në Studeniçan ka thënë se partitë tjera kur janë në hallë të madh e kopjojnë programin e partisë që drejton, njofton agjencia e lajmeve INA.

Megjithatë, ai ka thënë se akoma nuk janë kryer problemet e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Unë nuk jam dhe s’do të jem kurrë si Ali Ahmeti, as si BDI-ja dhe si të tjerët. Vetë formulimi i Ali Ahmetit dhe BDI-së me flamurin me ngjyrë të gjelbër apo jeshil që ka të bëjë me ekologjinë flet për një jo seriozitet shumë të madh të atij lideri të asaj partie dhe atyre funksionarëve.

Ata kanë harruar se karriget ku i kanë i kanë siguruar më gjakun e shumë djemve të rinjë që i kanë thirrur për kryengritje në vitin 2001 e jo për ngjyrën e gjelbër jo për livadh, por për realizimin e interesave të shqiptarëve.

Interesat e shqiptarëve nuk janë realizu. Nëse nuk e din Ali Ahmeti i tregon PDSH-ja, ndryshimi I Kushtetutës së Maqedonisë, menjëherë të largohet ai 20 për qind shi dhe të shkruajë populli shqiptar dhe gjuha shqipe. Normalisht se me këtë rrumbullaksohen interesat e shqiptarëve”, është shprehur Thaçi ndër të tjera. (INA)