Melinda Ademi kujton nënën e saj në një vjetorin e vdekjes

Sot janë bërë një vit që kur ka ndërruar jetë nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Melinda Ademit.

E sot një vit pas vdekjes, këngëtarja ka kujtuar nënën e saj, shkruan lajmi.net.

Përmes një dedikimi prekës, Melinda ka treguar se po e ndjenë mungesën e saj.

“Një vit më parë. Pusho në paqe nënë. Më mungon shumë dhe gjithmonë do të të kem në zemër”, thuhet në storjen e Melindës.

Melinda përndryshe po vazhdon punën me projekte të reja muzikore e po ashtu të jetë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte./Lajmi.net/